Policia ka nisur një procedimin penal ndaj kryetarit të Forumit Rinor Demokrat të Shkodrës, Arvit Bushati dhe dy anëtarëve të tjerë të këtij forumi, për organizimin e protestës kundër kryeministrit Edi Rama një ditë më parë.
Kreu i qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në Universitetin "Luigj Gurakuqi", ndërsa jashtë ambienteve FRPD zhvilloi një protestë.
"Më datë 01.03.2017 (dje), u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lagjen “Qemal Stafa”, ka organizuar një protestë të paligjshme me 15 persona kundër ardhjes së Kryeministrit në qytetin e Shkodrës”, njofton policia.
Ndaj kreut të FRPD Shkodër, rëndon akuza për veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.
[gallery]21296[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO