Shkodër,PS-PD frikë nga rrjedhja
e votave, debat për këshillin

Shkodër,PS-PD frikë nga rrjedhja<br />e votave, debat për këshillin
SHKODËR -  Frika nga rrjedhja e votave mes kampit të majtë dhe atij të djathtë ka mbajtur peng për disa orë konstituimin e këshillit bashkiak të Shkodrës. Arsye e bllokimit është bërë debati mes këshilltarëve të të dy kampeve për modelin e fletës së votimit mbi të cilin do të zgjidhej kreu i ri i këtij këshilli. Debati është zhvilluar mes Luan Hetës, kandidat i të majtës për kreun e këshillit, dhe Bujar Hotit, kryetar i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Shkodrës. Në debat janë përfshirë dhe dy nga anëtarët e komisionit të verifikimit të mandateve.

Palët janë konfliktuar për madhësinë e kuadratit mbi të cilin do të vendosej shenja në fletën e votimit. Të majtët kanë kërkuar që kuadrati mbi të cilin shënohet vota të jetë në format të vogël, pasi ndryshe, nëse kutia do të ishte e madhe, do të dallohej vota nga pozicionimi i dorës së këshilltarëve gjatë votimit,e në këtë mënyrë do të cenohej vota e fshehtë e do të shfaqeshin dukshëm deviacionet.

Ndryshimi i fletës së votimit është kundërshtuar gjatë nga të djathtët, dhe më në fund është rënë dakord për një fletë votimi të ngjashme me atë që KQZ-ja përdori gjatë votimit për kryetarin e bashkisë, me kuadrate të mëdhenj, me kusht që shenja në fletën e votimit të ishte në madhësinë e gjithë kutisë, pra diagonalet e tij. Në përfundim, këshilli ka zgjedhur me 28 vota pro, dhe 22 kundër kryetar të këshillit bashkiak, Xhemal Bushati, kundrejt Luan Hetës.

Një votë është shpallur e pavlefshme, pasi ajo kishte shënimin “OK” në kuadrat, dhe jo një nga shenjat e lejuara. Votë kundër të majtës ka dhënë edhe këshilltari i Partisë Social Demokrate, Sokoli.  Mbledhja e këshillit u drejtua nga këshilltari më i vjetër në moshë, Renato Radoja. Fillimisht është ngritur komisioni për verifikimin e mandateve, ku fillimisht ka pasur 3 dorëheqje të këshilltarëve të dalë nga votat e 21 qershorit. Tek Partia Republikane është dorëhequr Namik Kamberi, dhe vend të tij ka hyrë Mëhill Proni.

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim është dorëhequr Andi Mici, dhe në vend të tij ka hyrë ish-futbollisti i Vllaznisë, Sinani. Nga Partia Ligj dhe Drejtësi është larguar Gëzim Alibali, dhe në vend të tij këshillit bashkiak i është bashkuar Griselda Radovina.  Pas këtyre zëvendësimeve është bërë betimi i këshilltarëve. Të pranishëm ishin dhe deputetët Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Paulin Stërkaj, Agron Çela, Helidon Bushati dhe Irma Kopliku.  

shkoder debate

shkoder debate

shkoder debate

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani me të rinjtë diplomatë në Seul: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen

Ministri Hasani me të rinjtë diplomatë në Seul: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen