Shkodër/ Punëtorët e pastrimit kërkuan kompaninë e vjetër, përgjegjësi: Nuk e di pse nuk erdhën në punë, kushtet janë më të mira (VIDEO)

Firma fituese e tenderit të pastrimit në Shkodër ka reaguar pas protestës së punonjësve dhe sindikatës së pavarur në Shkodër duke deklaruar se ka qenë firma e vjetër që operonte që është tërhequr nga shërbimi.

Më anë të një reagimi për mediat përgjegjësi i firmës së re, Alfred Gjergji në një prononcim për mediat ka bërë më dije se janë ndjekur procedurat për të gjithë punonjësit dhe këta të fundit janë ftuar që të lidhin kontratat e reja me firmën e re fituese të pastrimit.

'Situata është krejt normale. Firma që ishte para na komunikoj se nuk e ka përfituar tenderin. Firma e re ka lajmëruar të gjithë punëtorët që të vijnë të punojnë. Aktualisht kanë ardhur edhe punëtorë të tjerë që nuk kanë punuar kurse ata që nuk kanë dashtë kanë dalë në demostrata. 7-8 veta, arsyen nuk e di, por kjo firma e re ka rrit rrogën, ka plotësuar të gjitha kushtet. Tashi janë të kënaqur me firmën e re. Është plotësuar kuota. Janë njoftuar të gjithë por erdhën të tjerët se ata nuk erdhën. Dokument me shkrim nuk kena, por na kanë njoftuar se kush do të vij të vijë si herë të tjera. Qyteti po pastrohet normalisht. Kërkesë llogarie kena, punojnë gjithë natën. Kontrollin ua bëjë unë gjithë natën." tha Alfred Gjergji. 

Kanë qenë edhe punonjësit ato të cilët shprehen të kënaqur me kushtet e punës si dhe kanë pohuar se janë ftuar nga firma  e re për të nisur procedurat e punësimit.

"Ditën e 5 kanë ardhur të gjithë në punë, janë lajmëruar të gjithë në punë kush ka desht. Na ka lajmëruar brigadieri në telefon. Kam punuar me ato shoqe por nuk e di pse s'kanë dalë me punuar. Pagat i ka ngrit aq sa ka patur mundësi." tha një punëtore.

"Me këto kushte të pronarit të ri jam i kënaqur. Na ka njoftuar Gjergji të gjithëve. Ose të vij kushdo që të jetë. Qysh se ka ardhur i riu jam mirë. Paga është shumë mirë, me atë pagë të re jemi më mirë jam i kënaqur." ka deklaruar një punëtor tjetër.

Një ditë më parë BSPSH, hodhi akuza ndaj firmës së re të pastrimit e cila sipas saj do të lërë pa punë mbi 30 punonjës, deklarata këto të cilat janë hedhur poshtë nga përgjegjësi i firmës. Një ping-pong deklaratash megjithatë shërbimi i pastrimit në Shkodër, pritet të përfshihet në një ndryshim rrënjësorë, si një nga shërbimet më të kritikuara të Bashkisë Shkodër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)