Një lypëse i ka dhënë ndihmën e parë 40 vjeçarit Aleksandër Curri i cili u qëllua paraditen e sotme nga një person ende pa i identifikuar teksa ishte në zonën e njohur si “Dollari’ përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës, mëngjesin e sotëm.
Në video duket gruaja e cila gjendej në atë zonë duke lypur t'i shkojë në ndihmë të plagosurit i cili gjendet i shtrirë. Në video duken qytetarë të tjerë që rrinë e shikojnë pak metra larg.
Gruaja përpiqet të kujdeset për të plagosurin duke e mbajtur për dore, kujdesur për çelësat duke folur dhe me policin rrugor që vjen më pas dhe njofton më pas policinë e Shkodrës.
“Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”, shprehet dëshmitarja.
Lajmi kryesor: