Një incident i çuditshëm  ka ndodhur sot në  hyrje të qytetit  të Shkodrës, ku disa qen rrugësh kanë sulmuar një 57- vjeçare, duke e rrëzuar nga biçikleta.

57- vjeçarja është dëmtuar rëndë nga rrëzimi, ndërkohë që ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonës të cilët kanë trembur qentë e rrugës dhe kanë shmangur tragjedinë, pasi pas rrëzimit nga biçikleta, qentë kanë vazhduar ta sulmonin 57- vjeçare.

E lënduara është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com