SHKODËR - Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë përballur me kushte të vështira atmosferike, të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës dhe rrëshqitjet e dherave e gurëve.
Rruga Theth-Ndërlysaj është aktualisht e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh, që ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit dhe ka dëmtuar kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë intensivisht për të zhbllokuar këtë aks rrugor dhe për të rikthyer furnizimin normal të ujit. Ndërkohë, rruga Bogë-Theth është e kalueshme, por monitorohet nga firmat kontraktuese për të garantuar sigurinë dhe mirëmbajtjen.
Situata mbetet sfiduese dhe kërkon kujdes të shtuar për ata që lëvizin në këto zona.









Komente
Komento