SHKODER - Pesë heronjtë e Vigut rikthehen pranë qytetin e Shkodrës. Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit, ky monument është hequr nga varrezat e dëshmorëve ku qëndroi për afro pesë vite mes tymit dhe mbeturinave për t'u rikthyer pranë qytetit, por jo në qendër të tij. Ai është vendosur tek rrethrrotullimi i "Dobraçit".
“Duam t’i bëjmë sa më bukur, brenda 29 nëntorit diskutohet se do të bëhet. E veçanta e kësaj pune është se brenda dy ditëve janë gjetur edhe gurët e monumentit. Të gjitha janë duke u grumbulluar dhe do ta vendosim po në ato gurë që ka qenë.”- tha Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër.
Ky veprim është përshëndetur edhe nga veteranët e luftës nacional clirimtare, të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si një rivarrim të dytë.
“Qysh prej 31 janarit 2009 që janë hequr padrejtësisht, kjo vërteton se kjo është bërë një varim i dytë”-tha Merzan Doniku, anëtar i LANÇ, ndërsa Islam Mataj thotë se “Vlerat e kësaj pune shtohen me patriotizmin që njerëzit mbajnë gjithë këto vite.”
Ndërkohë pranë rreth rrotullimit kanë kanë nisur punimet, të cilat po i paraprijnë vendosjes së monumentit që do të jetë gati në 70-vjetorin e çlirimit të vendit. Gjatë këtyre ditëve do të bëhet edhe restaurimi i monumentit të “5 Heronjve” pasi gjatë qëndrimit pranë varrezave të dëshmorëve është dëmtuar duke u vjedhur nga përsona të papërgjegjshëm.
Në Janar të 2009 Bashkia e Shkodrës hoqi monumentin e 5 heronjve nga qendra e qytetit për ta zëvendësuar atë me një shatërvan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO