Policia e Shkodrës ka ndërrmarrë një operacion blic përgjatë pedonales së qytetit.  
 
Gjatë aksionit, janë konstatuar shumë automjete që kanë parkuar jashtë rregullave të qarkullimit rrugor për këtë arsye janë ndëshkuar me gjoba drejtuesit.  
 
Aksioni është realizuar mëngjesin e sotëm ku dhjetra shoferë janë ndëshkuar.  
 
Policia njofton se do të vijojnë operacione të tjera në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, me qëllim ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.  

policia shkoder kontrolle blic

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)