SHKODER- Nuk raportoi kultivimin e kanabisit, arrestohet kryeplaku i fshatit Lekaj, Nikoll Plepi, 62 vjeç. 

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike,u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm. 

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" si dhe Nikoll Plepi, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i ketij fshati, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" e "Shpërdorimi i detyrës". 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

droga ne bace
kanabis

kanabis

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com