Policia e Shkodrës ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona në flagrancë.

Në automjetin tip "Reno " me targa AA 248KR që drejtohej nga Pavlin Selvija dhe pasagjer Elvis Mandi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në formë boce e futur nëpër thasë.

Gjithashtu policia arrestoi Sentiljano Uldedaj Bik Sufaj të cilët udhëtonin në automjetin tip Golf 5 më targa AA 646 IT si bashkëpunëtorë të dy personave të mësipërm. 

Policia gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e Pavlin Selvija u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lendë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se personat e sipërpërmendur në bashkepunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lendën e cila ju është sekuestruar .

Materialet Proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" .

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com