Ndërkohë që operacionet Anti-Cannabis vazhdojnë policia e Shkodrës ka bërë të mundur të sekuestrojë një tjetër sasi lënde narkotike me peshë rreth 92.5 kg të llojit Cannabis Sativa.
Ndërkohë bëhet e ditur se më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër, në fshatin Qerret, Njesia Administrative Temal, Bashkia Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Qerretit, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale në 4 thase dhe 2 bidona, një sasi lënde narkotike me peshë 92.5 kg Cannabis Sativa.
Gjithashtu nga informacionet mësohet se policia e Shkodrës po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
[gallery]22306[/gallery]
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO