SHKODER - Një sherr i hershëm ka përfunduar me dy persona të plagosur, të cilët kanë qëlluar me armë pistoletë ndaj njëri-tjetrit. Burime nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se, dy personat kanë plagosur njeri-tjetrin pas një debati të zhvilluar mes tyre gjatë ditës së djeshme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës. Dy personat e plagosur janë, Lekë Peraj, 31 vjeç dhe Alban Bandulla, 37 vjeç kanë mbetur të plagosur, kjo pasi ato në debat e sipër kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit.
Fillimisht në spitalin rajonal të Shkodrës është dërguar nga kalimtarë të rastit, 31-vjeçari Peraj, i cili ka marrë 2 plumba në këmbë dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rreziku për jetën. Por vetëm pak minuta më vonë, në spital nga auto-ambulanca e lagjes “Rus” ka mbërritur edhe 37-vjeçari Bandulla, i cili i është nënshtruar menjëherë një operacioni. Sipas bluzave të bardha ai ndodhet i shtruar në reanimacion në gjendje kritike për jetën.
Sipas tyre, ai ka marrë 3 plumba që e kanë përshkuar në gjoks dhe pjesën e barkut. Policia e Shkodrës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë plagosje të dyfishtë, si dhe shkaqet e vërteta të konfliktit mes Peraj dhe Bandullës. Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka marrë dëshmitarë që ishin prezent në momentin e debatit dhe më pas përdorimit të armëve nga dy personat në fjalë. Policia është duke hetuar për shkaqet e sherrit të vjetër mes dy personave që plagosën njëri-tjetrin me pistoletë. Hetimet kanë nisur për akuzat për plagosjes të rëndë, armëmbajtje pa leje.
*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO