SHKODËR­ –Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët si shkak i rrjedhjes së gazit nga bombola.Ngjarja ndodhi në një pallat në lagjen “Xhabiej” paraditen e së martes dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale.

Çdo gjë ka ndodhur kur njëri prej familjarëve të famijes Papaj ka qënë duke ndezur pajisjen e gazit dhe bombula është përfshirë nga flakët. Familjarët menjëherë kanë njoftuar zjarrëfikëset të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Pranë banesës së Papajt ka mbërritur edhe grupi hetimor dhe nga sa bëhët e ditur dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë rrjedhja e gazit nga bombula i cili në kontakt me llampën elektrike është kapur flakë. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfiksve ka evituar shpërthimin e bombulës e cila mund të kishte pasoja tragjike, pasi brenda banesës kanë qënë pjestarët e familjes Papaj.

Bombulat e gazit të cilat qarkullojnë në duart e qytetarëve për tu përdorur për ngrohje apo gatim, janë një rrezik potencial i paparashikuar për ta. Në shumë raste bombulat e gazit kanë qënë shkaktarët kryesor të tragjedive të ndodhura, dhe kjo për shkak se një pjesë e bombulave tregtohen pas asnjë kontroll.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)