SHKODËR - Si pasojë e erërave të forta dhe motit të keq në rrethin e Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, godina institucionesh dhe mure rrethuese.
Dy familje në qytetin e Shkodrës kanë mbetur në qiell të hapur, pasi çatia e banesës ku jetonin është shembur si shkak i reshjeve të shiut dhe erës gjatë 24 orëve të fundit në metropolin verior.
Familjet Vjerdha dhe Kurti tashmë kanë mbetur pa banesë edhe pse kjo e fundit i përkiste ish-pronarëve, mirëpo këto dy familje ishin strehuar në këtë godinë, pasi nuk kishin plotësuar kushtet për të përfituar kredinë për marrjen e një tjetër banese.
Tashmë pjesëtarët e këtyre familjeve i bëjnë apel strukturave të shteti të ndërhyjnë dhe t'i sistemojnë këta banorë, të cilët jetojnë me frikën se mos banesa u shembet totalisht dhe i zë brenda saj.

(Në foto banesa e shembur në Shkodër)
Një pjesë e banorëve janë larguar nga kjo banesë, pasi janë nxjerrë nga përmbarimi, ndërsa brenda saj tashmë kanë mbetur vetëm dy familje edhe pse një pjesë e konsiderueshme e shtëpisë është shembur si pasojë e stuhisë së rënë në orët e para të së martës në qytetin e Shkodres ato vijojnë të qëndrojnë brenda saj.
Dëme më të mëdha ka pasur edhe në komunën e Berdicës, ku nga rrëzimi i pemëve është dëmtuar hyrja e shkollës së mesme të bashkuar “Federik Gjoni”, si dhe rrethimi i kësaj shkolle.

Dëmtime ka pasur edhe në çatitë e shtëpive në këtë komunë, si dhe në disa godina të bizneseve të vogla, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga rrëzimi i pemëve.
Në këtë komunë është raportuar edhe për prishje të rrjetit transmetues të energjisë elektrike, ku si pasojë godina e komunës ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa ndërprerje të energjisë ka pasur në të 6 fshatrat e Berdicës, siç konfirmon edhe Hekuran Xhurreta, nënkryetar i komunës Bërdicë.
Probleme të njëjta janë konstatuar edhe në komunat e tjera të rrethit të Shkodrës, ku në aksin Shkodër-Velipojë ka pasur rrëzime të pemëve, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të këtij aksi.

Edhe në komunën e Anës së Malit janë shënuar rrëzime pemësh nga erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme.
Redaksia Online
(j.k./v.gj./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkodër, asgjësohen 2221 rrënjë kanabis sativa