SHKODER-Disa të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në Shkodër kanë dalë në protestë tek vendi i quajtur “Ura Bahcallëkut”.

Të rinjtë kanë dalë për të bllokuar rrugën ku do kalojë kryeministri Rama i cili ndodhet në Shkodër në një takim me të rinjtë që ka nisur në orën 17:00.
 
Të rinjtë mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet “Po Republikës së Re”.
 
Të rinjtë presin kryeministrin kur të largohet nga Shkodra pas takimit me të rinjtë dhe ti bllokojnë rrugën.

Në vendin ku janë mbledhur të rinjtë e FRPD-së kanë mbërritur forca të shumta policia për të mbajtur situatën nën kontroll. 

[gallery]22279[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com