Shkodër, të rinjtë inovatorë krijojnë program për trafikun! Rrëfimi i gjimnazistëve për Report Tv: Brenda 5 vitesh do e implementojmë projektin në qytet

Ermi, Endri dhe Gerti janë tre të rinjtë e talentuar të gjimnazit të Shkodrës “28 Nëntori” të cilët i sollën shkollës por edhe qytetit të Shkodrës çmimin e parë në festivalin ndërkombetar “INTEL AI” për inteligjencën artificiale.  Ata rrëfejnë për Report TV, emocionet por edhe angazhimin e tyre për këto projekte.

“Të tre jemi të apasionuar pas teknologjisë. Kemi marrë disa çmime në kompeticione të ndryshme. Është nder i madh për ne që këtë vit morën çmimin e parë në INTEL. Ndërsa vitin e kaluar kemi marrë pjesë  në një konkurs të UNICEF”, thanë nxënësit Endri Zaganjori dhe Gerti Dermani.

Ermi, zbulon se kjo ide inovatore lidhet me menaxhimin e trafikut në Shkodër. Nëse projekti gjen mbështetje mund te behet realitet për zgjidhjen e problematikes së trafikut në qytet.

“Projekti quhet E-Servis për shkeljet rrugore. Përdor inteligjencën artificiale dhe disa algoritme për të dalluar automatikisht nëse ka ndodhur një aksident në rrugë apo shkelje të tjera. Ne duam ta zbatojmë në Shkodër por dhe në qytete të tjera. Pra nga një projekt në letër ta kthejmë në një gjë të vërtetë”, tha Ermi Tafili.

Te tre nxënësit janë te lumtur qe me idetë e tyre tërhoqën edhe vëmendjen e ministres se Arsimit dhe kryetarit te bashkisë së Shkodër qe i priti ne ambientet e bashkisë. Gjimnazistët shprehen të gatshëm qe këto ide inovatore ti venë në shërbim të bashkisë në të ardhmen.

“Ne duam që brenda 5 vitesh ky projekt të jetë realitet në Shkodër. Me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Arsimit ne duam ta zbatojmë projektin fillimisht në Shkodër e më pas në Durrës apo Tiranë”, thanë më tej ata.

Gjimnazi “28 Nëntori” ne 100 vitet e krijimit te tij ka nxjerre gjithmonë talente ne fusha te ndryshme, ndërkohë qe inovacioni tashme është kthyer ne kryefjale te ditës. Ky gjimnaz një vit me pare ne kuadër te 100 vjetorit te shkollës u nderua me titullin Nderi i Kombit nga Presidenti i Republikës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm