SHKODER- Dikur teatri “Migjeni” ishte tempulli i artit ku të gjithë aktorët ëndërronin të ngjiteshin të paktën një herë në skenë. Sot, në ditë me shi skena e teatrit pikon pasi tavani është amortizuar. Një nga këto ditë ishte dhe ajo e mbrëmshja për trupën e dramës “Shtëpia e Bernarda Albës" të Kiço Londos.
Aktorëve iu desh të respektonin publikun që kishin prerë biletën për të parë dramën dhe performuan në një skenë ku tapeti ishte i lagur dhe nga tavani pikat e shiut binin pikë pikë.
Madje Luiza Xhuvanit, e cila kishte rolin kryesor të Bernanda Albës, dy tre herë i ranë pikat në fytyrë teksa luante në skenë. Si për koinçidencë, të fatit pjesë e skenarit ishin dhe disa kova prej alunimi të cilat vendosen në skenë, që mjaft mirë mund të shërbenin dhe për të pritur piklat e shiut.
“Teatri është trishtim i madh, dmth në këtë kontekst prisja që dhe teatri të kishte evoluuar, avancuar por jo. Ju e patë vetë çfarë bie jashtë, bie brenda në skenë. Trishtim i madh me thënë të drejtën.” - të thotë Luiza Xhuvani pas kuintave.
Drejtuesit e teatrit “Migjeni” e quajtën problem të vogël. “Edhe në shtëpinë tonë kur bie shumë shi pikon çatia”- të thonë ata, duke shtuar se problemi do riparohet sapo të pushojë shiu.

(Në foto dyshemeja e lagur e teatrit të Shkodrës)

(Në foto tavani i çarë i teatrit të Shkodrës)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

tavani, aktorët lagen në skenë">