SHKODËR-Kanë tentuar të grabisin një argjendari, por kanë hasur në kundërshtimin e punonjësve të saj të cilët nuk kanë lejuar autorët të marrin sendet me vlerë.
Në këtë moment 2 grabitësit kanë mbushur armët e tyre tip pistoleta, por prania e një patrulle policie në anën tjetër të rrugës ka bërë që dy grabitësit të largohen menjëherë pa finalizuar grabitjen e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë “Dollarit” në qendër të qytetit të Shkodres rreth orës 09-45 minuta të ditës së sotme, kur dy përsona kanë hyrë në argjendarin në qendër të qytetit verior dhe nën kërcenimin e armëve i kanë kërkuar punonjësve të argjendarisë që ti jepnin varëset e florinjta.
Efektivët e policisë sapo kanë vërejtur 2 grabitësit të pamaskuar duke u larguar janë vënë në ndjekje të tyre. Deri tani janë shoqëruar 4 persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com