Policia e Shkodrës po punon për identifikimin e dy autorëve të dyshuar se kanë tentuar t'i vënë flakën një restoranti në fshatin Rrjoll.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të 6 qershorit, ndërsa denoncimi nga pronari 35 vjeçar u bë dy ditë më pas më 8 qershor.
Ndërkohë rreth orës 09:05, në vendin e quajtur "Harku i Berdicës", motomjeti me drejtues shtetasin gjerman A. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P.
Si pasojë, është dëmtuar shtetasi gjerman A. T., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 08.06.2024, ka bërë kallëzim shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, se më datë 06.06.2024, rreth orës 04:00, 2 shtetas të paidentifikuar kanë tentuar të djegin restorantin në pronësi të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve" informoi sot policia e Shkodrës.