SHKODER - Tentoi të vrasë qenin endacak por aksidentalisht qëlloi një person. Ngjarja është shënuar në fshatin Naraç të Vau i Dejës.
Në njoftimin e shkurtër të policisë mësohet se personi i dëmtuar fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rëndë dhe është larguar në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë" informoi sot policia e Shkodrës
Po me kafshen e gjore ç'pati idioti...
Përgjigju