Rreth 48 orë pas arratisjes së të ndaluarit Mikel Doçi nga ambientet e Komisariatit të Shkodrës janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja.
24-vjeçari pasi u mor për dy orë në pyetje është nisur të dërgohet në dhomat e paraburgimit pa pranga në duar i shoqëruar nga një efektiv policie.
Doçi ka goditur disa herë me grushta policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi.
I arratisuri ka zbritur me nxitim shkallët dhe më pas në dalje është ndeshur me një tjetër efektiv të cilin gjithashtu e ka qëlluar.
Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga efektivet e policisë, Doçi është futur në mes automjeteve të sekuestruara nga policia në oborrin e komisariatit e prej andej ka dalë në pjesën e pasme të godinës ku ka kapërcyer murin rrethues.
Në momentet e arratisjes në komisariat kanë qenë shumë pak forca rendi pasi pjesa më e madhe e tyre ndodhej në stadiumin “Loro Boriçi” ku po luhej ndeshja Vllaznia- Partizani.
Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës por ka qenë e pamundur gjetja e tij.
Pas kësaj ngjarje Policia e Shkodrës ka pezulluar dy efektivët që u goditën nga Doçi, shefin e rendit si dhe 4 policë të tjerë.
Mikel Doçi ishte shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje për një plagosje në lagjen "Skenderbeg”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO