TIRANE- Kleves Muja, ish-kryekomunari i komunës Rrethina në Shkodër që mbeti i plagosur rëndë në ambientet e burgut “Shënkoll” të Lezhës, i kërkon dëmshpërblim financiar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Muja së bashku me shtatë anëtarët e tjerë të familjes së tij i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku kërkon nga institucioni i burgjeve ta dëmshpërblejë financiarisht për shkak të plagosjes së rëndë që ai pësoi sapo hyri në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë në datën 4 qershor 2012.