Shkodër, vijojnë problemet e përmbytjeve/Banorët, skeptik për dëmshpërblime

Ndonëse një pjesë e madhe e ujit është tërhequr nga fshati Trush në Shkodër, banorët vuajnë ende mungesën e bazës ushqimore për bagëtinë e tyre.

Banorët dhe fermerët e kësaj zone thonë se toka vijon të mbetet me ujë, ndërsa më problematikë janë qytetarët, të cilët kanë ferma, ata thonë se askush nuk ka shkuar për ti parë se në çfarë situate ndodhen.

Nga ana tjetër verifikimet në terren për zonat e përmbytura po kryhen vetëm nga ana e bashkisë Shkodër, por banorët janë skeptik sa i përket dëmshpërblimeve.

 Qindra dynym tokë janë akoma nën ujë, shkoj blej ushqimet për bagëtinë me lekë borxh, ose marr kredi në bankë.

Fermeri i fshatit Trushë

Ndërkohë, fermeri bën apel shtetit për ndihmë, pasi po i ngordhin bagëtitë nga mungesa e ushqimit bazë.

Ta ketë për turp ky shtet se ca po bëjnë me zonën tonë, nuk është përmend akoma Trushi për përmbytje, që Trushi është zona më e përmend për përmbytjen. Nuk ka ardhur askush për të na pyetur për problemet tona, apo për të parë nga afër gjendjen.

Fermeri i fshatit Trushë

Fshati Trushë njihet si fshati i blegtorisë, por sipas banorëve ky sektor po rrezikohet përditë e më shumë për shkak të mungesës së bazës ushqimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille