SHKODËR – Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen ende në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të vatrave të zjarrit.

Për Bashkinë e Vaut të Dejës zjarri është aksidental por detajet nuk ende dihen si ka shpërthyer zjarri që ka shkaktuar ndotje alarmante. As policia dhe prokuroria e Shkodrës nuk kanë njoftuar për hetime.

“Sipas verifikimeve paraprake dhe mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë, zjarri ka qenë aksidental”,- thotë Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau i Dejës.

Nuk ka banesa të rrezikuara, por situata ka shkaktuar ndotje mjedisore për shkak të tymit që vijon prej ditës së diel në zonën e Vau Dejësit.

Landfilli i Bushatit është hapur në vitin 2011 dhe shërben për depozitimin e mbetjeve urbane të qarqeve Shkodër dhe Lezhë. Në të bëhet diferencim për kartona dhe qelq, ndërsa mbetjet organike groposen.

Landfilli ka një kapacitet prej rreth 190 ton mbetje urbane në ditë dhe operon mbi bazën e një kontrate 25-vjeçare, e fituar nga kompania private “Becher Albania” dhe “Ndërkomunale Bushat”.

Në landfill janë të punësuar rreth 30 punonjës, ndërsa objekti ruhet nga roje sigurie dhe monitorohet përmes kamerave të sigurisë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Zjarri në landfillin e Bushatit, banorët: Tymi na dëmton rëndë shëndetin! As bujqësia këtu nuk bën (VIDEO)

 

Banorët e Bushatit janë të shqetësuar nga dëmi i rëndë shëndetësor dhe bujësor që shkaktojnë shtëllungat masive të tymit të krijuara nga djegia e mbetjeve në landfill. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore që të marrin masa.

“Nëse nuk menaxhohet mirë landfilli, këtu kemi kryer punë. Çdo lloj bime këtu nuk bëhet. Unë kam punuar 2 vite brenda, është djegur, por situata është menaxhuar shpejt. Por, këtë rrallë është bërë ndodtje e madhe, nëse vazhdon kështu, ky vend ka mbaruar. Bujqësia nuk bën, çdo lloj perimeje këtu nuk bën. Nuk kemi hapur as dritare, as dyer, kemi mall me dal jashtë prej ndotjes”,- thotë një banor.

“Unë kam mbjellë perimet, por perimet m’i kap sëmundja. Prej kujt? Prej ndotjes. As nuk mund të hamë perimet. Hardhitë mbarojnë komplet. Imagjinoje veten, të jetosh këtu, si jeton? I kam thënë dhe burrit, po vazhdoi kështu, do të iki te vajza në Itali. Në këtë vend nuk kemi çfarë bëjmë më”,- shprehet një banore.

Ora 12:12
Masakra mjedisore në Bushat, eksperti: Të hetohet zjarri, duhet monitorim më i fortë për menaxhimin e mbetjeve

 

Vatra e zjarrit që përfshiu dje vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktive edhe sot. Imeldi Sokoli, ekspert mjedisi përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha ‘Në Sot Live në Shqipëri’ se deri më tani dyshohet se zjarri në landfill ka rënë aksidentalisht, megjithatë ai i nënvizon se duhen hetime të mëtejshme.

“Nga ajo çfarë thuhet së shkaqet janë quajtur aksidentale, por duhen hetime për këtë masakër mjedisore. Me strategjinë e fundit ne kemi edhe ardhjen e mbetjeve siç është një pjesë e qarkut Elbasan dhe një pjesë të qarkut Fier. Landfilli i Bushatit ka kushte teknike sa i përket menaxhimit të mbetjeve, por duhet monitoruar herë pas here në kuadër të ligjit të menaxhimit të mbetjeve. Ndërmarrja e Bushtatit e jep me koncension menaxhimin e landfillit dhe për këtë duhet të kishte monitorim më të fortë që mos të paraqisnin rrezik siç është rasti në fjalë” tha Imeldi Sokoli.

Ndër të të tjera ai shtoi se landfilli kapacitet të limituar për grumbullimin e mbetjeve dhe për këtë duhen të merren masa. Sokoli nënvizon gjithashtu se në këtë landfill nuk depozitohen mbetje të rrezikshme, si ato spitalore apo mbetje të ndërtimit.

“Ka një kapacitet të limituar sa i përket grumbullimit të mbetjeve. Mendoj se jemi afër pikës kritike të mbushjes rreth 80%, ne duhet të investojmë në rritjen e përmasave të landfillit. Nuk kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme, spitalore apo të ndërtimit. Në kudër të proceseve që kemi në landfill kemi mbetje që mund të ricilklohen dhe pjesa tjetër mund të groposen. Megjithatë kjo ndotje ka ndikim të lartë në mjedis. Në disa pika të qyetit të Shkodrës gjatë natës kemi një ndotje katër herë më të lartë”, përfundoi eksperti.

Ora 12:11
Zjarri në landfillin e Bushatit, nënkryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk është i qëllimshëm, pamë kamerat e sigurisë

 

Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, u shpreh se nga mbikëqyrja e kamerave të sigurisë zjarri nuk është i qëllimshëm.

Edhe ditën e sotme forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren, ku po bëjnë të mundur izolimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa flakët nuk janë vetëm në sipërfaqe, por edhe nëntokë.

"Gjatë mesditës së djeshme është marrë një njoftim për vatër zjarri në Landfillin e Bushatit dhe menjëherë janë paraqitur forcat zjarrfikëse të Vaut të Dejës. Era gjithashtu ka qenë me intensitet të lartë, e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve. Sipas verifikimeve të kamerave të sigurisë, duket se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm",-thotë Preç