Është vendosur në pranga turisti amerikan i cili një ditë më parë vrau me thikë partneren e tij në një banesë me qira në Shkodër.

Sipas bluve, turisti amerikan ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.

Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Turisti amerikan raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin,pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim...