SHKODER- Vret fqinjin pas një sherri i cili kishte nisur në momentin kur viktima kishte krasitur pemët dhe degët i kishte hedhur në tokën përpara banesës së tij. Të paktën ky është motivi që policia ka dhënë për vrasjen e ndodhur sot paradite në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.
Viktima Çesk Pejtri, 40 vjeç dhe autori Mark Ndoja, 60 vjeç ishin fqinjë dhe kishin banesat pranë njëri tjetrit. Fqinji i kishte kërkuar 40 vjecarit që të mos i hidhte më degët e pemëve pasi, toka i përkiste atij, mirëpo ky i fundit e kishte injoruar. Pas një debati në mes Pjetrit dhe Ndojës, 60 vjeçari është kthyer në banesë vetëm 30 metra larg , ka marrë armën e gjahut dhe i është drejtuar 40 vjeçarit i cili në ato momente sapo kishte hedhur disa degë të tjera. Pa e paralajmëruar Marku ka qëlluar dy herë në drejtim të Pjetrit, i cili ka mbetur i vdekur në vend pasi shasmet e çiftes i kanë prekur organet jetike 40 vjecarit.
Pas krimit policia arrestoi autorin, ndërsa kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Nga ana tjetër forcat e policisë kanë marrë në mbrojtje banesën e Mark Ndojes nga frika e ndonjë hakmarrjeje te të afërmve të Çesk Pjetrit pasi edhe banesat e tyre ndodhen vetëm 50 metra larg njëra tjetres.
Uniformat blu kanë bërë edhe shoqërimin e të afërmëve të Ndojës që kanë dijeni mbi ngjarjen si dhe autorin e ngjarjes i cili është marrë në pyetje në komisariatin e Shkodres.
Por përveç krimit të ndodhur në fshatin e Ashtës një tjetër incident është shënuar në mes uniformave blu dhe familjarëve të viktimës ku këto të fundit kanë tentuar të marrin trupin e pajetë pasi viktima ka qëndruar për më shume se 30 minuta në toke për shkak se ka vonuar autoambulanca e morgut.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8004
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31