Kalaja e Shkodrës vijon të presë çdo ditë qindra turistë nga e gjithë bota. Për të huajt ngjitja drejt monumentit më të rëndësishëm historik të qytetit shoqërohet me mistër teksa brenda mureve të saj zbulojnë historinë shekullore, por dhe panoramën unike mbi Shkodren, liqenin dhe lumenjtë.

"Është shumë bukur, vërtet shumë bukur. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Gjithçka është e këndshme dhe e bukur. Më pëlqen shumë. Pamja është e mrekullueshme" tha një turiste

"Sigurisht që na pëlqen. Pamja është fantastike dhe prej këtu mund të shohësh të gjithë qytetin. Nuk dimë shumë për historinë, vetëm disa gjëra, pasi unë kam origjinë shqiptare. Babai im është nga Shkodra" shtoi një tjetër. 

"Kam qenë këtu kur isha e vogël, rreth katër ose gjashtë vjeçe. Aktualisht jetoj në Greqi, nuk jetoj këtu. Kjo është hera jonë e parë që vij tashmë si e rritur. Na pëlqen vërtet shumë, e duam këtë vend" tha një turiste tjetër. 

"Pamja është e bukur dhe kalaja është shumë e madhe e madhështore. Është vërtet shumë bukur. Më pëlqen Shqipëria" tha një turist nga Belgjika. 

"Këtu ka shumë gjëra të ndryshme për të parë. Ka histori, por edhe qytet dhe shumëçka tjetër. Është e jashtëzakonshme. Kalaja është ruajtur shumë mirë dhe ka një shtrirje tepër të madhe. Ne vijmë nga Katalonja dhe na pëlqejnë shumë kështjellat dhe vende të tilla. Kjo është një nga kalatë më të ruajtura dhe më të bukura që kemi parë ndonjëherë. Pamja është e pabesueshme, është mahnitëse. Kjo është dita jonë e katërt në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Është e mrekullueshme të shohësh të gjitha malet, lumenjtë, rrugët e vjetra që nuk përdoren më dhe rrugët e reja" " shtoi një turist spanjoll nga Katalonja.

Kalaja e Shkodrës vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shqipëri, duke tërhequr çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota. Përmes historisë, legjendës dhe panoramës së saj unike, ajo mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe krenaria e qytetit të Shkodrës.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit, sitet kulturore në gjithë vendin njohën gati 618 mijë vizitorë të huaj e vendas.