Shkodra përkujton 67-vjetorin
e kryengritjes së Postribës

Shkodra përkujton 67-vjetorin<br />e kryengritjes së Postribës
SHKODER - Shkodra ka përkujtuar sot 67 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Postribe, që është e para në Shqipëri dhe Europë. Përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të kryengritjes së Postribës dhe martirëve të saj.
 
Historiani Uran Butka e ka vlerësuar këtë kryengritje me superlative, pasi sipas tij, Postriba shënon kryengritjen e parë antikomuniste në të gjithë Europën. Si rezistenca e parë popullore kundër diktaturës komuniste, kjo kryengritje me armë hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Evropës.
 
Diktatura komuniste e shtypi këtë përpjekje pa arritur që të marrë përmasat e parashikuara, duke vrarë, pushkatuar e dënuar nëpër burgje. Gjatë dhe pas kryengritjes u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga regjimi komunist, 78 burra; u burgosën e u internuan mbi 1200 persona, u dogjën dhe u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre.

memoriali i postribes
(Memoriali i kryengritjes së Postribës në Shkodër)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit