Si heronj janë pritur në Shkodër futbollistët e Vllaznisë të cilët fituan Kupën e Shqipërisë me rezultatin 2-1 kundër Laçit. Në qytet festa për këtë arritje ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Entuziazmi ishte i madh për shkak se ky është sezoni i dytë radhazi që arrihet ky objektiv, ndërsa me fitimin e Kupës Vllaznia siguroi edhe kualifikimin në Kupat e Europës.
“Tifozët e Vllaznisë janë të veçantë dhe unë jam një ndër ta. Jan lojtarë ynë i 12 dhe ne kemi shumë nevojë për ta. Shpresoj që e kemi justifikuar besimin e tyre,”-u shpreh Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.
“Urime pafund për këto djem të mrekullueshëm që na falën këto emocione të jashtëzakonshme sonte për të gjithë shkodranët që ndodhen jo vetëm në qytet, por në të gjithë botën,”-deklaroi Bardh Spahia, kryebashkiak i Shkodrës.
“Fitimin e Kupës ia dedikoi edhe paraardhësve të mi, qoftë Elvisit, qoftë Plorit, por edhe Brdaric,”-tha Mirel Jose, trajner i Vllaznisë.
“Është një emocion i paparë sepse në këtë qytet nëse fiton çdo vit nuk është monoton, por çdo vit bëhet gjithmonë e më bukur,”-deklaroi Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë.
Në sheshin para bashkisë përveç koreve dhe këngëve mbështetëse pati edhe fishekzjarre.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.8%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asgjësohen 8602 bimë kanabisi në Vaun e dejës, kontrolle me helikopter nga ajri
28 Korrik, 11:15
-
Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)
28 Korrik, 10:02
-
Shkodër/ Në kërkim nga Italia për prostitucion dhe trafik droge, arrestohet 52-vjeçari me qëllim ekstradimin
27 Korrik, 10:39
-
Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital
26 Korrik, 18:18
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera në qershor
26 Korrik, 08:31
-
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
23 Korrik, 16:25
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë
22 Korrik, 22:04
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital
21 Korrik, 18:05