Shkodrani u dëbua nga Mali i Zi, ministri: Edhe unë do të valëvis flamurin shqiptar për festat! Kemi gati ligjin për simbolet

Dënimi me gjobë prej 300 eurosh dhe një muaj ndalim hyrje në Mal të Zi, i shkodranit Irfan Domnori, pasi me 16 nëntor në Krajë të Malit të Zi festoi me flamur kombëtar, duket se ka përshpejtuar nismën e Ministrisë së të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, të inicioj miratimin e ndryshimit të ligjit për simbolet kombëtare dhe përdorimin e tyre. Ministri Mehmet Zenka sqaron se ky ligj tashmë pritet që të kalojë në seancën e ardhshme në kuvendin e Malit të Zi së bashku me ndryshimet që do bëhen në ligjin për siguri dhe rend.

"Kushtetuta dhe ligji për pakicat e mundësojnë përdorimin e simboleve kombëtare jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat në Mal të zi, pasi është një shtet multietnik. Kjo ndalesë ligji nuk vjen jo vetëm për simbolet shqiptare. Dikur flamuri shqiptar ishte më interesant.  Unë si ministër nuk jam në pajtushmëri me sanksionimin e simboleve kombëtare. Ligji i ri e garanton përdorimin lirshëm të simboleve shqiptare dhe jo vetëm. Ka fituar miratimin në 2017-ën. Janë marrë dhe dy përfundime. Ligji për simbolet shtetërore është adaptuar.

Ku u sanksionua përdorimi i simbolit kombëtar. Është përcjell në kuvend ligji dhe pritet të fitojë kalushmmërinë.  Me rastin e fundit tejet të papëlqyeshëm, ku përsëri sanksionohet përdorimi i simbolit  tonë shqiptar, me intervenimin e ministrisë që unë përfaqësoj pritet që ligji të kaloje kalushmëri në parlamentin e Malit të Zi.  Nuk është më e rrugës që sanksionet të jenë vetëm për simbolet tona  shqiptare. Shqiptarët janë element progresiv i këtij shteti. Edhe unë kam për të qenë me flamur shqiptar në festën e 28-29 nëntorit" tha Mehmet Zenka. Partitë Politike shqiptare në Mal të Zi kanë kundërshtuar ligjin e mëparshëm pasi sipas tyre po diskriminohen Shqiptarët në përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 25/11/2019 17:57

    Zoti Zenka jane shum anti shqiptare dhe rracista qe nuk na dojne fare keto Malazezet ne si shqiptare .

    Përgjigju
    • Anton: 26/11/2019 05:20

      Ju nuk doni veten tuaj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)