SHKODËR - Një peson rreth 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen "Skanderbeg" në banesën e tij në Shkodër. Ai është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij, pasi burri jetonte i vetëm. 60-vjeçari punonte si rojë në një objekt.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë se dyshimet fillestare janë për vdekje natyrale.