Shkodër, Tifozat e Tiranës hedhin kapsolla në fushë pas golit të Vllaznisë e përplasën me policinë! 4 në pranga 1 në kërkim

Shkoder- Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona ndërsa një tjetër është në kërkim pasi hodhën kapsolla në fushë gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, që u luajt mbrëmë në stadiumin “Loro Borici’ të Shkodrës.

Gjithashtu ata kundërshtuan dhe dhunë punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi në stadium.

Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike. 
 

Të arrestuar në flagrancë janë 4 shtetasit e shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike;

Proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin M. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë.

Ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana” përfundoi me rezultatin 2 -2.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:19
VIDEOLAJM/ Momenti kur tifozët e Tiranës përplasen me policinë në stadiumin 'Loro Boriçi'! Hedhin kapsolla e ofendime në kor

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë video të momenteve kur tifozët kundërshtojnë me dhunë policinë ndërsa shajnë dhe hedhin mjete piroteknike në fushën e stadiumit “Loro Boriçi' ku po luhej ndeshja Vllaznia – Tirana.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30, kur po zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”. Pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike dhe u përplasën me policinë.

Policia arrestoi mbrëmë 4 tifozë të Tiranës, një është në kërkim. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 26/08/2024 15:16

    Kto nuk Jane tifoz te tiranes Jane drogaxhi nuk duhet te Hine ma ne stadium Nuk mund te shkosh ne stadium me familje Nga kto tipa

    Përgjigju
  • koli: 26/08/2024 11:36

    KETA NUK JANE TIFOZE ,,POR LLUM....EDHE UNE TIFOZ I TIRANES JAM ,,POR NUK BEJ SI KETA...KUSH SHKATARRON E HEDH SENDE NE FUSHE SE HENGRE GOL ,,NUK ESHTE TIFOZ...POR LLUM..OSE QENEF....

    Përgjigju
  • Biku: 26/08/2024 10:43

    Na mbyten kokpalaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën