Një banesë në Shkodër është shkrumbuar plotësisht paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç.
Sipas policisë, banesa e personit me inicialet G. M., 64 vjeç, është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
"Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike"', njoftoi sot policia.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.