Një ngjarje e rëndë është shënuar në në fshatin Dom, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë malore teksa po priste dru.
Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure rreth orës 09:40.
“Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast
Komente












