Shkoi të merrte të birin nga kopshti, tifozët e Lazios sulmojnë kapitenin Ciro Immobile! Prezente edhe bashkëshortja

Shkoi të merrte të birin nga kopshti, tifozët e Lazios sulmojnë kapitenin Ciro Immobile! Prezente edhe bashkëshortja

Ciro Immobile dhe bashkëshortja e tij, Jessica

Situata jo e mirë që Lazio po kalon në fushë ka bërë që tifozët e klubit nga Roma të sulmojnë kapitenin e tyre, Ciro Immobile. Mediet në Itali bëjnë me dije se 34-vjeçari është sulmuar verbalisht në rrugët e kryeqytetit italian, ndërkohë që ishte i shoqëruar me bashkëshorten dhe po merrnin djalin katër vjeçar nga kopshti.

Sipas avokatëve të sulmuesit, si Immobile, gruaja e tij Jessica dhe djali katër vjeçar Mattias u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga një grup personash përpara kopshtit. Gazeta italiane La Repubblica raportoi se lojtari kishte pësuar agresion verbal të mërkurën, teksa ishte në makinë me djalin e tij rrugës për në kopsht.

Një tjetër media italiane, Corriere Roma raportoi se gruaja e Immobile u ofendua në rrugët e Romës të enjten. Familja merr shumë sulme edhe në rrjetet sociale.

"Ky është rezultat i urrejtjes së mbështetur nga një pjesë e shtypit, mediave dhe gazetarëve që përhapin fjalë urrejtjeje përmes kanaleve të tyre të mediave sociale", tha ai në reagim.

Pritet që sulmuesi të bëjë padi ndaj huliganëve dhe po mendon që në verë të ndryshojë ekip.

Për këtë situatë foli edhe presidenti i klubit lacial, Claudio Lotito. Ai thotë se vetë është mësuar me situata të tilla dhe se në 20 vitet e fundit ka marrë një numër të madh mesazhesh të një lloji tjetër që janë keqdashëse dhe e kërcënojnë me vdekje.

“Kjo më ndodh çdo ditë. Kam njëzet vjet që jetoj me roje, kërcënohem çdo ditë me vdekje, por nuk shqetësohem për këto gjëra”, tha Lotito.

Lazio e tij aktualisht po kalon një periudhë krize për sa i përket rezultateve dhe trajneri Maurizio Sarri  i cili përfundoi në vendin e nëntë të Serie A dha dorëheqjen së fundmi. Lazio e mbylli në vendin e dytë sezonin e kaluar.

Paçka situatës kaotike, Lazio fitoi dje 2-3 në Frosinone dhe Ciro Immobile luajti të gjithë ndeshjen.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë