Shkolla e drejtoreve/ Nisin aplikimet për certifikimin e drejtuesve te arsimit parauniversitar

Për të gjithë mësuesit që aspirojnë për tu bërë drejtues shkollash në sistemin parauniversitar tashmë duhet të bëhen pjesë e një trajnimi të detyrueshëm për tu certifikuar si të tillë. E njëjta gjë vlen dhe për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave të cilët për të mbajtur postin që kanë aktualisht duhet të bëhen pjesë e këtij trajnimi që zgjat 9 muaj.

Shkolla e Drejtorëve është një institucion i krijuar nga marrëveshja e bashkëpunimit të fondacionit shqiptaro-amerika për zhvillim me ministrinë e Arsimit.

Drejtoresha e shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku u shpreh për Report Tv se qëllimi kryesor është certifikimi i drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare.

“Qëllimi jonë kryesor është ofrimi i programit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor dhe procesi i certifikimi të gjithë drejtuesve pra drejtorë nëndrejtor që kemi në sistemin tonë të arsimit parauniversitar por dhe të gjithë mësuesve të cilët aspirojnë për tu bërë drejtues në të ardhmen. Aktualisht ne jemi në fazën aplikimesh. Aplikimet kanë nisur javën e kaluar dhe do të zgjasin deri ditën e premte. Aplikimet janë vetëm për qytetin e Tiranës për momentin, ne do të fillojmë programin e trajnimit në muajin nëntor në Tiranë për të shpërndarë pastaj dhe në qytetet e tjera”

Për tu bërë pjesë e këtij programi janë disa kritere ligjore që duhen plotësuar.

“Duhet të jenë patjetër mësues, në momentin e aplikimit duhet të jenë në sistem si mësues, duhet  të kenë një eksperiencë mbi 5 vjecare që lidhet dhe me kualifikimin e tyre, pra duhet të jenë minimalisht mësues të kualifikuar me vlerësimin shumë mire. Duhet të kenë një diplomë të nivelit të dytë në fushën e mësuesisë”

Programi i trajnimit që do të nisë në nëntor do të zgjasë 9 muaj.

“Programi i trajnimit ka një kohëzgjatje 9 mujore të shtirë pasi do të zhvillohet me kohë të pjesshme vetëm nw ditët e premte dhe të shtuna, duke marrë parasysh që cdo mësues apo drejtues gjatë ditëve të tjera tw javës është në vendin e tij të punës.  Për këtë arsye programi zgjatw 9 muaj dhe gjatë këtij programi, nëse ka raste që nuk mund të kalojnë një apo dhe më shumë shumë module, ne i japim mundësinë për të shlyer detyrimet e modulit edhe në vitin pasardhës. Më pas me mbarimin e këtij programi të trajnimit të detyrueshëm të gjithë këto kandidatë hynë në procesin e certifikimit”

Aplikimet pritet që të rihapen sërish rreth muajit shkurt, mars të vitit 2020, por ndërkohë ka pasur dhe një interesim nga ana e mësuesve që aspirojnë postin e drejtuesit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!