Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway nga data 11 deri më 14 Janar 2016 vizitohet nga grupi i TRACS

                                                                                                                                        njoftim organizata

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Buçimas, 11.12.2015

Njoftim për shtyp
Nga data 11 deri më 14 janar 2016 pranë Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway do të zhvillohet vizita në institucion nga grupi i vlerësimit të jashtëm të agjencisë amerikane të akreditimit TRACS. Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway mori në tetor 2014 statusin kandidat gjatë procesit të akreditimit institucional me TRACS dhe synon të marrë akreditimin e plotë në prill 2016.
Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway, e themeluar në vitin 2008, ofron momentalisht programin Bachelor of Arts në Biznes dhe Ekonomi si dhe programin Master of Science në Lidership dhe Vlerësim Arsimor, të cilat janë të akredituara nga agjencia gjermane e akreditimit „Foundation for International Business Administration Accreditation“ (FIBAA), anëtare e ENQA-s si dhe nga agjencia shqiptare e akreditimit APAAL. Pas mbylles së akreditimit të programeve, Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway ka filluar procesin e akreditimit institucional me agjencinë amerikane të akredimit TRACS.
Sugjerimet apo komentet tuaja për Shkollën e Lartë Nehemiah Gateway janë të mirëpritura nga agjencia TRACS në adresën e mëposhtme:
TRACS
15935 Forest Road – Forest VA 24551
Phone 434 – 525 – 9539 – Fax 44 – 525 – 9538
 
TRACS është agjencia e aprovuar nga Departamenti i Arsimit të Shteteve të Bashkuara si Agjenci Kombëtare e Akreditimit Institucional dhe është listuar në Listën e Agjencive Akredituese të Aprovuara të Sekretariatit, e cila gjendet në Drejtorinë e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara. TRACS është miratuar edhe nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
KONTAKT Herolinda Shkullaku. Fondacioni Nehemiah Gateway Albania. Buçimas. Tel + 35586820004. Fax + 355 868 20005. E – Mail: [email protected] ose na vizitoni në www.nehemiah-gateway.al ose www.ng-university.org
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve