TIRANË - Policia e Shtetit ka shpallur emrat e 226 fituesve të ditës së tretë të konkurrimit për në Shkollën e Policisë.
“Gjatë ditës së sotme, datë 20 mars, u zhvillua testimi me shkrim për dy grupe të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë. Në përfundim të procesit gjatë ditës së tretë kanë grumbulluar jo më pak se 60 pikë duke rezultuar fitues të testimit me shkrim 226 aplikantë, nga të cilët 74 aplikantë i përkasin grupit të parë të konkurrimit dhe 152 aplikantë i përkasin grupit të dytë të konkurrimit”, bëri të ditur Policia e Shtetit.
Kandidatët të cilët rezultojnë fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimi, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.
KUSH DO TË KONKURROJË NESËR NË 21 MARS:
Në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër.
Në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë.
Aplikantët që do të testohen në grupin e parë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 06:30 minuta.
Aplikantët që do të testohen në grupin e dytë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 11:30 minuta.
Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit, si dhe dhënies së udhëzimeve përkatëse për procesin e testimit, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.
Gjatë regjistrimit aplikantët duhet të paraqiten me dokument identifikimi, dhe me fletën e pranimit në testimin me shkrim me fotografi të nënshkruar nga Shefi i Burimeve Njerëzore dhe me vulën e sekretarisë përkatëse të qarkut në të cilën ka aplikuar. Pasi verifikohet nga ana e regjistruesve, bëhet regjistrimi i tij dhe i jepet përsëri fleta e pranimit, e cila përdoret edhe në testet e tjera nëse kandidati është fitues.
/Shqiptarja.com

Emrat e fituesve të shkollës së Policisë. Grupi i parë (20 mars)

Fituesit e konkursit të datës 18-19 mars 2014