Shkolla nis më 11 janar, Malaj: Dija po merret e cunguar, po nxjerrim 60 % analfabet funksional! Mësuesve t'u jepet rrogë e dedikuar për COVID këtë fundvit

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se nuk ka pasur transparencë në lidhej me sistemin arsimor gjatë pandemisë dhe se mësimi i alternuar me prezencë fizike në shkollë dhe online gjatë një jave ka nxjerrë në pah vështirësitë e menaxhimit jo vetëm nga nxënësit por dhe vetë prindërit.

"Mësimi i alternuar ka treguar se dija merret e cunguar dhe se menaxhimi dhe koordinimi i prindërve por dhe vetën nxënësve është i vështirë brenda një jave. Mësimi online nuk ekziston, ose funksionon vetëm me hope. Standardi i mësimdhënies ka krijuar problematika të mëdha se një pjesë e tyre e kanë të pamundur distancimin online. Shumë mësues dhe nxënës janë prekur nga COVID dhe se ka pasur raste dhe të mbylljeve të pjesshme, pro ende nuk kemi një transparencë të plotë nga qeveria se sa kanë qenë mësuesit e prekur dhe nxënësit. Si është mbyllur kjo fazë dhe pse u kalua në skanerin e dytë të alternuar", tha Malaj.

Në një intervistë për Report Tv, Malaj u shpreh se 3 janë çështje kryesore të dështimit të mësimit në pandemi, në faktin që po bëhet sikur po bëjnë shkollë, marrja e dijes është e cunguar dhe në shumë shkolla nuk respektohen protokollet anti-covid. Për këtë tha Malaj ne po nxjerrim në jetë 60 % të nxënësve analfabetë funksionale, që nuk marrin dijen e duhur.

"Metodologjia e mësimit dhe mënyra e mësimit ndryshon brenda një jave ku duhet të menaxhosh edhe orën e mësimit fizik dhe atë online, do një laptop dhe linjë të dedikuar dhe 75 % e linjës nuk funksionon. Kjo të lë të mendosh se 60 % e shqiptarëve po dalin analfabet funksional, pra bëjmë sikur shkojmë në shkollë dhe por nuk po japim dijen e garantuar. Rreziku qëndron në tre momente, po bëjmë sikur po shkojmë në shkollë, dija është e cunguar dhe masat anticovid nuk po respektohen", tha Malaj

Nga e gjithë kjo histori e mësimit në kohë COVID-i më të lodhurit kanë dalë mësuesit, që sipas Malajt duhet të shpërblehen nga qeveria këtë fundvit me një bonus.

"Nga e gjithë kjo histori mësuesit kanë dalë si pjesa më e lodhur që janë përdorur si kavie si laboratori për eksperimente të ndryshme. Propozoj që qeveria t'u japi nga një rrogë të dedikuar brenda fundit në kuadër të covid pasi do ishte një vlerësim për mësuesit", tha Malaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë