Shkolla World Academy of Tirana sjell konferencën e sipërmarrjes për fëmijët, bashkëpunim me organizatën '7Billionideas' (VIDEO)

World Academy of Tirana, shkolla ndërkombëtare e cila ofron programin IB  së bashku me Organizatën 7Billionideas nga Britania e madhe, organizon në 10 vjetorin e saj, Konferencën e parë të Sipërmarrjes për nxënësit e moshës 11 - 16 vjeç. Kjo konferencë mbahet në anglisht dhe është e hapur për të gjithë nxënësit e Tiranës dhe rretheve.

 “7billion ideas është një kompani me bazë në Londër, që frymëzon të rinjtë në kurset e sipërmarrjes. Ne kemi punuar ndërkombëtarisht në mbi 500 shkolla dhe sapo kemi hapur zyrat tona në Dubai. Jemi shumë të lumtur që jemi në Tiranë, duke ftuar shkollat që ti bashkohen kurseve të sipërmarrjes nga data 29 shkurt-1mars. Ka shumë arsye se pse prindërit do të duan ti regjistrojnë fëmijët e tyre, një prej tyre është fakti që 77% e studentëve thonë se duan që një ditë të drejtojnë bizneset e tyre dhe gjithashtu ne dimë që 85% e bizneseve të së ardhmes, ende nuk janë shpikur. Pra kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të ekspolorojnë kreativitetin, te krijojnë planin e tyre për një mini-biznes, ide të reja, për të cilat ne do ti ndihmojmë që të dizenjojnë prototipe, të krijojnë reklama” u shpreh Karen Stally nga 7Billionideas.

Gjatë Konferencës 2 ditore në formë workshop fëmijët do të ndahen në grupe pune dhe do të udhëhiqen se si të ndërtojnë një sipërmarrje.

Misioni i Akademisë Botërore të Tiranës (WAT) është të kultivojë studentë me mendësi ndërkombëtare, të cilët i lidhin njohuritë e tyre të fituara me veprimet në botën reale.

Qëllimi i akademisë është të frymëzojë fëmijët që të bëhen nxënës aktiv, të dhembshur,  të cilët mund të lidhen në mënyrë harmonike me njerëzit dhe kulturat e tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat