Regjistrimi i 27 mijë kandidatëve, të cilët do të shpallen fitues për vitin akdemik 2012-2013 në universitetet publike do të kryhet në dy faza. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar udhëzimin që detajon të gjitha procedurat që duhet të ndjekin të rinjtë në mënyrë që të mos iu digjet shkolla e lartë. MASH u bën apel të rinjve që të lexojnë me kujdes udhëzimin, pasi në rast se një kandidat i shpallur fitues, nuk regjsitrohet brenda afateve në sekretarinë përkatëse, për çfarëdo lloj arsyeje, atëherë atij i humbet përfundimisht e drejta për këtë vit akademik. Ministria, gjithashtu bën me dije, se të rinjtë do të mund ta mësojnë fakultetin ku janë shpallur fitues vetëm më 13 shtator, pas përfundimit të konkurseve të pranimit në disa degë të veçanta. Ndërsa ata që kanë zgjedhur degët me konkurs duhet të regjistrohen pranë sekretarive të fakulteteve nga 16-27 korrik 2012.
Udhëzimi
Sipas udhëzimit për procedurat e pranimit të kandidatëve, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013, të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësohet se ai do bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, udhëzimi përcakton, se AKP do të dërgojë në MASH brenda datës 13 shtator 2012, listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2. Listat paraprake të kandidatëve fitues shpallen në faqen zyrtare të MASH në datë 13 shtator 2012 dhe u dërgohen në formë të shkruar dhe elektronike, Institucioneve publike të Arsimit të Lartë nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në MASH, të cilat duhet t'i afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse.
Regjistrimi paraprak
Regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në universitetet publike do bëhet në dy faza: regjistrimi paraprak dhe ai përfundimtar. Kandidatët fitues bëjnë regjistrimin paraprak të tyre në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 14-20 shtator 2012 nga ora 08:00-18:00. Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, që duhet të përmbajë disa dokumente të cilat ne i kemi renditur në tabelën që shoqëron shkrimin. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, në të cilin kandidatët fitues nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. Sekretaria mësimore i pajis të rinjtë me një fletë-regjistrimi paraprak, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e kryesekretarja mësimore e Fakultetit dhe i vulosur. Universitetet, deri në orën 14:00, të datës 22 shtator 2012, të dorëzojnë në MASH dhe në AKP, listën origjinale të përgatitur nga AKP, me regjistrimet paraprake të kryera, në formë të shkruar dhe elektronike, në dy kopje. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda afatit, për çfarëdo lloj arsye, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve. Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, më 26 shtator 2012 shpallet lista e ndërmjetme e kandidatëve fitues në ëebin e MASH. Kjo listë u çohet universiteteve më 26 shtator dhe duhet t'a afishojnë brenda datës 27 shtator.
REGJISTRIMI PËRFUNDIMTAR
Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit ndërmjetëm, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë, tërheqin dosjen individuale nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. Sekretaritë mësimore të Fakulteteve në datat: 28-30 shtator 2012 prej orës 08:00-18:00, të kryejnë çregjistrimet e këtyre kandidatëve dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të dërguara nga MASH-i. Veprimet e çregjistrimit të ndërmjetëm dhe ato të regjistrimit përfundimtar të kandidatëve të rinj, të dokumentohen në regjistër të veçantë. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të ndërmjetëm, nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, në regjistrin e veçantë. Sekretaria mësimore duhet ta pajisë kandidatin që bën regjistrimin, me fletë-regjistrimi, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe të jetë i vulosur. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen.
/Shqiptarja.com