“Do ndërtojmë 10 shkolla të reja për arsimin bazë”. Me këtë premtim e ka nisur kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova diskutimin e tij në zonën e Laprakës, ku ka diskutuar rreth shkollimit, dijes dhe inovacionit.
Kosova ka thënë se shkollimi është shumë i rëndësishëm në jetën e çdo individi duke i vënë theksin dhe rëndësinë më të madhe arsimit parashkollorë.
Më tej ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të orientohet në dhuntitë që ka dhe kjo mundësi ka thënë ai do i krijohet çdo fëmije në çdo shkollë të kryeqytetit.
“Uroj maturantët që sot kanë provimin e parë. Shkolla është shumë e rëndësishme. Bashkia e re e Tiranës nën drejtimin tim do bëjë çdo minut më të mirën për fëmijët tanë në sistemin parashkollorë sepse dijet në këtë fazë të studimit janë shumë të rëndësishme në të ardhmen e fëmijëve.
Do bëjmë të mundur që në sistemin parashkollorë çdo fëmijë të orientohet dhe të bëjë diçka e të orientohet për dëshirat dhe dhuntitë që ai ka, si psh : informatikë, art, etj.
Ja cilat janë pesë prioritetnë të cilat ne do fokusohemi në këtë drejtim:
1.Do ndërtojmë 10 shkolla të reja për arsimin bazë dhe atë të mesë. Janë studiuar edhe zonat ku është e nevojshme të ndërtohen ato
2. Do ndërtojmë 16 çerdhe , ku asnjë grup i fëmijëve nuk do të ketë më shumë se 6 fëmijë
3. Siguria e ambientit përreth shkollës është shumë e rëndësishëm ndaj dhe do punojmë për sigurinë maksimale të këtij ambienti.
4. Kemi përcaktuar një fond për rritjen e profesionalizmit të mësuesve që të ketë një rritje të vazhdueshme edhe pse kjo nuk i përket drejtpërdrejt bashkisë por Ministrisë së Arsimit, por ne do e bëjmë këtë duke bashkëpunuar edhe me ministrinë.
5. Mënyra e komunikimit me prindërit për të përcaktuar se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre. Nuk mund të ketë një ved të zhvilluar pa një arsimim parashkollor të shëndetshëm . Çdo parametër bashkëkohorë evropian të pasqyrohet edhe në sistemin parashkollorë"- tha Kosova.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com