Shkollat profesionale, në një
ditë regjistrohen 409 nxënës

Shkollat profesionale, në një<br />ditë regjistrohen 409 nxënës
TIRANË-Ashtu si një vit më parë arsimi profesional po i jepet një rëndësi e madhe si nga qeveria, por dhe nga familjet shqiptare. Nga të dhënat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale në vetëm një ditë janë regjistruar 409 nxënës në shkollat profesionale.  “Politikat qeverisëse, por edhe kërkesat e vendeve të zhvilluara për krah të kualifikuar pune, duket se kanë nxitur të rinjtë shqiptarë që ta kthejnë vëmendjen pikërisht nga arsimi profesional.

Kjo pasi nga të dhënat paraprake nga dita e parë e regjistrimit në shkollat profesionale të Tiranës është vënë re një fluks shumë i lartë i të rinjve që kërkojnë të ndjekin këtë lloj arsimi, me qëllimin e vetëm për të marrë një profesion të caktuar, çka mund t’u garantojë nesër një punë të sigurt. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Profesional në kryeqytet bëjnë me dije se u hap regjistrimi i nxënësve në shkollat e arsimit profesional dhe vetëm në ditën e parë janë regjistruar 408 nxënës”, - thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Numrin më të madh të të regjistruarve e zë shkolla e mesme profesionale në Kamëz. Në këtë shkollë janë regjistruar 109 nxënës vetëm në ditëne  parë. Më pas vjen shkolla e ndërtimit “Karl Gega”, me 90 të regjistruar, në shkollën elektrike “Gjergji Canko” 76 nxënës, në Hoteleri-Turizëm, 75 nxënës të regjistruar dhe në shkollën e mesme ekonomike, 58 nxënës. Ndërkohë, në të gjitha shkollat profesionale të vendit në këtë vit të parë numri i të regjistruarve ka shkuar në afro 1600.

“Një kërkesë e lartë kjo, që duket se kalon edhe përtej pritshmërive. Orientimi i të rinjve drejt atij lloj arsimi që të jep një zanat, ka qenë në prioritetin e qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, prej dhe nga varen shkollat profesionale”, - thotë MMS. Ky është viti i dytë që është rritur interesi për të vazhduar një nga shkollat profesionale. Vjet u regjistruan 40% më shumë nxënës, në krahasim me vitin 2013-t. Ndërkohë që rritja e kërkesës po vazhdon edhe këtë vit, kjo falë dhe nismave të qeverisë për të hapur disa hskolla të reja profesionale.
 
Strategjia, Si u rrit interesi për shkollat profesionale
Që në ditë e parë ish-ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama shpallën prioritet arsimin profesional. Tregu i punës në Shqipëri si Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka shumë nevojë për profesionistë dhe për këtë u miratua një strategji e posaçme. Investimet në disa shkolla, hapja e shkollave të reja dhe fushta e Ministris së Mirëqenies Sociale për të zgjedhur arsimin profesional, rezultoi e suksesshme që në vitin e parë. Këtë vit regjistrimiet pritet të jenë më të larta se vitin e kaluar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat