Pas kalimit të procesit të Vettingut dhe rikonfirmimit në detyrë të kryeprokurores Arta Marku, një reagim ka ardhur edhe nga pala e Partisë Demokratike.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka me anë të një statusi në Facebook ka komentuar këtë proces.

Ja dhe VETTINGU i famshëm... Thjesht "Shkollë Partie".

Shkruan në Facebook deputeti Paloka

Arta Marku, ish-prokurore e Shkodrës u zgjodh kryeprokurore nga Kuvendi në 18 dhjetor 2017. 42-vjeçarja me origjinë nga Puka ka 17 vite punë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka deklaruar një pasuri modeste, një apartament në Shkodër të blerë me kredi dhe një llogari të vogël bankare. 

Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe pasurinë e figurës së Arta Markut. Sipas ILDKPKI, Marku ka bërë një deklarim të saktë dhe nuk ka konflikt interesi. Kujtojmë se Marku nuk ishte e pranishme në të dyja seancat e zhvilluara, gjë që shkaktoi pakënaqsi dhe debate nga ana e vëzhguesit të OMN-së.