Shkololli merr drejtimin e GKA:
Dot’i përkushtohem artit shqiptar

Shkololli merr drejtimin e GKA:<br />Dot’i përkushtohem artit shqiptar<br>
Erzen Shkololli, drejtori i ri i Galersië Kombëtare të Arteve në Tiranë ka nisur ditën e parë të punës. Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, ka bërë në orët e para të ditës prezantimin, duke e nisur më parë me falënderimin për kontributin 4-vjeçar të ish-drejtuesit të Galerisë Kombëtare, Artan Shabani.

“Në radhë të parë dua të falënderoj Artan Shabanin, drejtorin që ka drejtuar Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë këtyre viteve, ai mbylli një mandat të plotë ku la padyshim gjurmën e vet,” tha ministria Mirela Kumbaro.

Ndërkohë, ministrja Kumbaro ka shprehur vlerësimin e saj edhe për kreun e ri të Galerisë Kombëtare.

“Bashkë do të jemi për të realizuar një projekt nga e para duke filluar nga rehabilitimi i Galerisë Kombëtare të Arteve, puna në termat e referencës ka filluar. Tashmë, kemi filluar konsultimet për të shkuar drejtë një konkursi ndërkombëtarë për rehabilitimin fizik të Galerisë Kombëtare të Arteve, njësoj siç do të veprojmë me Muzeun Historik Kombëtar,” shpjegoi Kumbaro.

Pas prezantimit, drejtori i Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli ka folur për vizionin e tij në detyrën e re.

"Është një nder i veçantë për mua të emërohem nga qeveria e Shqipërisë për të drejtuar Galerinë Kombëtare të Arteve, besoj se në këto momente kur skena artistike arti shqiptar do të marri një drejtim tjetër. Mendoj se vizioni im për GKA është ta çoj në skenën ndërkombëtare, gjithmonë kjo do të bëhet pa harruar talentet vendor,” tregoi Erzen Shkololli drejtor i Galerisë Kombëtare.

Drejtori i r i Galerisë kombëtare, Shkololli ka premtuar më tej se do t’i përkushtohet skenës artistike, duke qenë i bindur se arti shqiptar kompleton mozaikun e pasur të krijimtarisë europiane dhe botërore.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur