'Shkon fshehurazi në Vlorë', Meta- Gjiknurit: Mua më kërkoi populli, ai të marrë edhe ‘gurunë’ me vete dhe të vij me mua! Nuk shkoj me 400 makina e sirena

 

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur drejtuesit politik të PS-së në Vlorë Damian Gjiknuri, i cili tha që Meta mos të shkojë fshehurazi në Selenicë.

E pyetur nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, nëse ka një përgjigje për Gjiknurin, Meta tha se atë e kërkoi populli, dhe se e fton Damianin, se bashku me ‘gurun’ e tij, që të shkojnë së bashku në Selenicë.

‘Kalojmë të vizitat e mia në Vlorë. Unë Vlorën e kam dhe do ta kem në zemër. Zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre. Ngaqë iu janë fryrë xhepat, iu duket Vlora e vogël. Iu duket aq e vogël Vlora, sa kanë çuar dhe atë Afrimin e Unazës. Nuk kam shkuar unë në Selenicë, por ka ardhur Selenica këtu, kanë ardhur përfaqësuesit që kanë bërë peticion, pse është hequr projekti për rrugën e tyre, që ishte financuar nga sauditët. Ata u mashtruan. Presidenti nuk ka ikur fshehur, por në mes të ditës. Ka takuar gjithë përfaqësuesit atje, i ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Jam gati të shkoj në çdo moment, edhe me këta, për t’u takuar me përfaqësuesit e Selenicës, jo me drejtorët e Vlorës. E kërkuan banorët nga Vlora deri në Orikum Presidentin, pasi pronat e tyre prekeshin nga një projekt i ri. Për këtë çështje kanë kërkuar dhe Avokatin e Popullit dhe po pres raportin dhe do të shkoj sërish. Ka një ligj për konsultimin publik, për çdo vepër publike që bëhet. Çdo gjë duhet bërë transparente.

Unë kam qenë se ata më kanë kërkuar, dhe kanë qenë 200-300 veta atje me shqetësime reale. Kur të kenë dëshirë, kur të dojë Damian, të marrë dhe Gurunë me vete, të shkojmë në Selenicë t’i takojmë banorët. Presidentin e kërkoi populli. Presidenti vete në Vranisht ditën, po vete dhe natën. Në rastin konkret ka vajtur ditën, por po shkova natën do lajmëroj Damian. Presidenti lëviz gjithmonë në mes të ditës si president i popullit, jo si president i Bllokut me 400 makina, sirena e drita. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë nga populli, do dal edhe në mes të Vlorës, në mes të Elbasanit, në mes të Librazhdit. Po dëshiroi Taulanti të më ftojë atje, do vete. Ata të mos merren me këto gjëra, por të merrem me pandeminë, të blejnë pajisje. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë. Duhet seriozitet për pandeminë, ekonominë, dhe për zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve.

Janë shqetësuar nga mesazhet e presidentit, le të shqetësohen dhe tmerrohen të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet, si në Dibër e kudo. Qofshin punonjës police apo banditë, gjithçka qofshin. Zgjedhjet e para katër vitesh kanë qenë të manipuluara, e di gjithë bota. Dosjet u bënë ping-pong. Se paska frikë presidenti nga Damian, që të shkojë fshehurazi në Vlorë. Kur të dojë Damian të marrë edhe Gurunë e gjatë dhe atë Gurunë tjetër e të dalin te Sheshi i Flamurit. Le të marrin edhe drejtorët e Hipotekave, se e di gjithë Vlorë se çfarë kanë bërë e po bëjnë me pronat. Nuk janë sheikë që do vijnë aty, por janë tjerët që do vijnë përmes sheikëve. Do të keni shumë shpejt fakte”’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kërcënon me 2 mars të dytë: Atëherë iu kurseva! Rama merr llumin e LSI dhe e shet si ajkën e PS! Të ndryshohet buxheti për pandeminë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani