KOSOVE - Një ditë pasi Kosova u shtua në hartën e prekur nga koronavirusi, ka shkuar në tre numri i personave të infektuar. Personi i tretë i infektuar është familjari i 77-vjeçarit, një prej dy rasteve të bërë publik ditën e djeshme.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme konfirmoi dy rastet e para, një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë.
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg dhe të mbajnë një higjienë të mirë.
Pas kësaj qeveria e Kosovës vendosi të mbyllë kufinjtë për të huajt.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes të së premtes, qeveria vendosi që të ndalojë hyrjen dhe daljet e qytetarëve të komunës së Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus. Po ashtu qeveria tha se ka ndërprerë transportin ndërurban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28