Dy persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Kosovë. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Të prekurit janë një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeç, nga Komuna e Vitisë.

Pas konfirmimit të rastit,  kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg dhe të mbajnë një higjienë të mirë.