Shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa, Kosova i ndalon hyrjen Petar Petkoviç: Kurti po shkel marrëveshjet në Bruksel

Shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa, Kosova i ndalon hyrjen Petar Petkoviç: Kurti po shkel marrëveshjet në Bruksel

Petar Petkoviç

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar sërish hyrjen drejtorit të të ashtuquajturës 'Zyra për Kosovën' në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Kësaj here Petkoviç ka folur nga pika kufitare në Jarinje pasi s’u lejua që të hyjë në Kosovë.

Petkoviç kishte planifikuar vizitën në Manastirin e Deviçit, në seminarin në Prizren dhe vizitën tek familjen e kthyera Gligorijeviç në fshatin Novak. Kjo është hera e gjashtë që ai s’lejohet të hyjë në Kosovë.

Ai ka akuzuar kryeministrit Kurti për shkelje të marrëveshjeve për lëvizje të lirë.

“Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai s’e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Petkoviç s’ishte lejuar as me datën 2 dhjetor që të futet në Kosovë nga pika kufitare në Merdare.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhej në përgjigje për Express.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 15/12/2021 12:26

    Le ta provon permes Shkodrës …

    Përgjigju
    • Nica: 15/12/2021 15:52

      Djal me mend ti Arbèr.

    • Nica: 15/12/2021 15:50

      Jo po prej p... t te satam.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit