Një 67-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të familjarëve mësohet se viktima i identifikuar si Sulejman Sylja kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer më.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit Sylja u gjet sot në mëngjes pranë liqenit të Shkodrës.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj.

Policia pranë zonës te Liqeni i SHkodëres ku u mbyt 67 vjeçari
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento
Komente

